Këtë të hënë reshjet intesive të shiut kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Moglicë-Gramsh.
Si pasojë e motit të keq, masa të konsiderueshme dheu dhe gurësh janë shkëputur nga shpatet anësore të malit, duke rënë në rrugë dhe duke bllokuar pjesërisht kalimin e automjeteve.
Aktualisht puna po zhvillohet vetëm në njërin krah të rrugës, pasi ndërhyrja e plotë mbetet e vështirë për shkak të prurjeve të vazhdueshme.
Ndërkohë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në zonë.
Autoritetet dhe grupet e punës po monitorojnë situatën në vazhdim.









