-sidi education-spot_img
22.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Policia njofton për gjetjen e dy turistëve të humbur në Librazhd!

Kryesoret

Policia e Shtetit me anë të një postimi zyrtar në faqen e  saj facebook sot ka njoftuar se janë gjendur dy turistët, që humbën në malet e Polisit në Librazhd.

Njoftimi i policisë

Humbën kontaktin gjatë eksplorimit të zonës malore të Polisit 🏞️, shërbimet e Policisë u erdhën në ndihmë 2 turistëve nga Gjermania.

Pas njoftimit të marrë për humbjen e kontaktit GPS me 2 turistë gjermanë gjatë eksplorimit të zonës malore të Polisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi për lokalizimin e tyre.
Në operacion u angazhuan shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe një dron, si dhe punonjësit e shërbimit pyjor dhe strukturat vendore, të cilët vijuan kërkimet intensive në terren.

Pas 15 orësh kërkime, 2 turistët u lokalizuan në fshatin Gaferr, Njësia Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas, në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se turistët kishin humbur orientimin gjatë lëvizjes në zonën malore dhe nuk kishin mundur të komunikonin për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë dhe të gjitha strukturat e angazhuara për gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndihmën e dhënë.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin të eksplorojnë zonat turistike dhe malore të qarkut.

Gjenden turistët e zhdukur në Librazhd

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit