Mijëra protestues me këngë dhe thirrje patriotike po vijojnë marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës.
Qytetarët të bashkuar i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama për dorëheqje teksa pushtuan bulevardin dhe më tej parakalimit në institucionet kryesore, si ministritë dhe Parlamenti, që i cilësuan si vende të krimit dhe korrupsionit.
Me pankarta në duar dhe thirrje “Ejani me ne, bashkohuni me ne”, duke i përcjellë mesazhi Kryeministrit Rama se pa dhënë dorëheqje ata nuk do të ndalojnë.
Ndërsa ditën e nësërme ata kanë paralajmëruar për një protestë masive mbarëkombëtare sërish para godinës së qeverisë, pa u larguar nga sheshi deri sa të arrijnë qëllimin e vet.
VIDEO/ Protestuesit nisin marshim nëpër Tiranë: Rama, Berisha dil nga politika!









