Edhe këtë të mërkurë sërish protestestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku pritet marshimi drejt Kryeministris.
Sot është dita e 11 e protestës dhe përkon me 148 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Protestuesit kërkojnë dorëheqje pa kushte të Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij.
Ndërsa një grup të rinjsh me pankartë në duar shkruajnë: Si ke larë akoma hesapet me studentët.

Demonstruesit kanë paraqitur këto 5 kërkesa:
-Dorëheqjen e qeverisë;
-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.









