-sidi education-spot_img
20.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimet e sotme të miratuara nga qeveria!

Kryesoret

Sot në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miraruar disa vendime e projektligje nga ai për për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore e deri tek ai kompensimit financiar të pronarëve për pasuritë e tyre të paluajshtme.

Këshilli i Ministrave vendosi:

-Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”, nënshkruar në Tiranë, më 5 maj 2026, në kuadër të projektit “Mbështetje e përafrimit të Shqipërisë me BE-në në fushën e sigurisë ushqimore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

-Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”, për shyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

-Miratimin e Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026-2036. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe të gjitha ministritë e institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi.

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për zbatimin e projektit “Mbrojtja e pasurive pyjore të Shqipërisë – Bashkëfinancim i AICS për projektin e financuar nga BE-ja “EU for Forests” – AID 13419”.

-Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026-2030. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet, sipas fushës së  përgjegjësisë, për zbatimin e këtij vendimi.

-Miratimin e raportit vjetor për ndihmat shtetërore të vitit 2025.

-Përcaktimin e rregullave, dokumentacionin, afatet dhe procedurat e detajuara për plotësimin, dorëzimin dhe shqyrtimin e kërkesës për organizimin e vullnetarizimit nga personi juridik fitimprurës.

-Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim depoje në zonën e Qytetit të Nxënësve” në favor të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, sh.a. .

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes së zbatimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin “SUTi – transporti i qëndrueshëm urban në Shqipëri II”.

-Krijimin e rezervës së armatimeve dhe të pajisjeve teknologjike për forcat e armatosura nga subjektet e licencuara.

-Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Arsimit, për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për ushtrimin e aktivitetit, sipas fushës së saj të përgjegjësisë shtetërore.

-Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Durrës-Kavajë-Krujë, Elbasan, Fier, Lezhë, Tiranë Rurale 2, Vlorë, Shkodër, Pogradec, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Gjirokastër, Kukës, Lushnjë dhe Tiranë Jug. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 870 762 086,47 (tetëqind e shtatëdhjetë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e tetëdhjetë e gjashtë presje dyzet e shtatë) lekë, për sipërfaqen 85 140,35 (tetëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet presje tridhjetë e pesë) m².

Qeveria miraton pr.ligjin ri për administratën shtetërore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit