Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka folur sërish rreth projektit TID, duke theksuar se është një projekt shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit.
Ndërkohë muaj më parë pikërisht për këtë projekt disa qytetarë kanë protestuar para bashkisë të cilët kanë kërkuar anullimin e menjëhershëm të tij, pasi sipas tyre u rrezikohen shtëpitë ku kanë ndërtuar me mundë e djersë prej disa vitesh.
“Është një projekt shumë i rëndësishëm për qytetin. Pas takimit me kryeministrin, është bërë rishikimi i objekteve për vlerën e tyre historike, në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve dhe së dyti, është bërë një kërkesë që blerja e apartamenteve për ta, të bëhet brenda qytetit”, u shpreh Sako.









