Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mjull-Bathores në Tiranë, ku është dëmtuar porta e jashtme e një banese.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 në rrugën “Haki Husha”, në banesën e D. S., ndërsa si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 04:45, në rrugën ‘Haki Husha’, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit,” thuhet në njoftimin e policisë.









