Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka ndarë në Insta Story pamje nga protesta e zhvilluar në Tiranë më 13 qershor, ku mijëra qytetarë dolën në shesh.
Ajo ka shpërndarë edhe mesazhe nga faqet shqiptare që pasqyronin tubimin qytetar.
“Sot më shumë se kurrë, të gjitha qytetet bashkë,” thuhet në një nga postimet e ndara nga gazetarja, duke reflektuar mesazhin e protestuesve.
Soares ka ndjekur edhe më herët zhvillimet në Shqipëri, duke theksuar se një nismë me fokus mjedisin është kthyer në një lëvizje më të gjerë me karakter politik.
/5pyetjet.al









