-sidi education-spot_img
20.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjerin Ndreu: Neomalësore, dorëzo mandatin!

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i kërkon deputetes Marjana Koçeku që u largua nga grupi socialist që të heqë dorë dhe të dorëzojë mandatin, pasi sipas tij e ka marrë me votat e socialistëve.

“Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë as abuzuar kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt.

Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale.

Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret.

Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku.

Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS.

Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, mos përmbys kupë” shkruan ai.

Një ditë pasi braktisi Ramën deputetja i bashkohet protestës në shesh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit