Kreydemokrati, Sali Berisha, sot në konferencë për mediat nga selia blu ka folur për protestat si dhe ka komentur vendimin e largimit nga PS të deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku pak ditë më parë.
“Unë vlerësoj çdo zë kundër Ramës dhe jam në mbështetje të protestës. Një zgjidhje tjetër paqësore siç e kërkojnë protestuesit, është largimi i të gjithë deputetëve socialistë që nuk jenë të implikuar nga krimet dhe kjo i hap rrugën shkarkimit me mocion mosbesimi ndaj Ramës, ku krijon në Parlament mundësi për plotësimin e të gjitha kërkesave.
Opozita i ka dhe do i ketë të gjitha votat në favor të së drejtës kushtetuese të protestës rinore qytetare”, shprehet Berisha.









