Presidenti i vendit, Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për një vizitë zyrtare që po zhvillon në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij, Shavkat Mirziyoyev.
Postimi i Begajt
Faleminderit President Mirziyoyev për mikpritjen shumë të ngrohtë!
Sot në Tashkent në vizitën e parë të Presidentit të Shqipërisë në Uzbekistan që nga vendosja e marredhenive diplomatike.
U angazhuam me Presidentin Shavkat Mirziyoyev për fillimin e një kapitulli të ri dhe premtues në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Shprehëm vullnet të qartë politik për bashkëpunim të qëndrueshëm, të frytshëm dhe të dobishëm.









