-sidi education-spot_img
26.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha sulmon mediat: Tirani ndaj opozitës!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, sot në konferencë për mediat nga selia blu ka thënë se opozita është vënë nën tiraninë mediatike të kapur nga Kryeministri Edi Rama, sipas tij raportet e pavarura kanë treguar se 90-93%  të lajmeve dhe editorialeve kontrollohen nga qeveria.

Fjala e Berishës

Sot, jam para jush për të faktuar me studime të porositura nga Edi Rama, tiraninë mediatike ndaj opozitës shqiptare në Shqipëri.
Edi Rama para pak kohësh me paturpësi ekstreme, dhe theksoj se kur nuk ke turp, bën çdo gjë dhe thua çdo gjë, u paraqit para shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar si qeveri e një vendi në të cilin mediet ishin të kapura nga opozita.

Në shkallë ekstreme paturpësie ai u referua një studimi që provon absolutisht të kundërtën në raport me opozitën, provon tiraninë e medieve të kontrolluara nga Rama ndaj opozitës, sipas të cilit mediat në 67 përqind të tyre qenkan për opozitën dhe vetëm në 30 e sa përqind për qeverinë.

Një deklaratë të tillë mund ta bëjë një njeri që ka humbur kontrollin psikik, por jo nga sëmundja, nga transformimi i tij i tmerrshëm psikologjik.
Studimi në fjalë, që i referohet Edi Rama, nuk ka asnjë lidhje absolute me studimin e kapjes së medieve.
Jo dhe jo.

Kapja e medieve ka treguesit e vet dhe nuk ka media më të kapura në Evropë se mediat private në Shqipëri, nuk po flas për shtetëroren po e po, të cilat marrin titullin e investitorit strategjik, të cilat marrin dhurata 4500 katrorë tokë në mes të Tiranës, e lënë për gjimnaz.
Nuk ka media më të kapura në botë, të cilat ushqehen me leje të paligjshme ndërtimi.
Të cilat, siç është faktuar, marrin miliona e miliona euro nga tenderat e rrugëve dhe punëve publike me qëllimin e vetëm të mbrojnë qeverinë dhe të sulmojnë opozitën.
Nuk ka një zyrë tjetër të faktuar, e cila drejton jo vetëm lajmin, por drejton edhe editorialet.

Raportet e pavarura dhe të vërteta që kanë studiuar kapjen e medieve, kanë treguar se ato në 90-93 përqind të tyre në lajme dhe editoriale kontrollohen nga qeveria dhe janë për qeverinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit