Deputetja Marjana Koçeku e larguar nga Partia Socialiste mëngjesin e sotëm u shpreh se nga tani dhe në vazhdim do të përfaqësojë si duhet Thethin. U kërkon falje për vitin e kaluar që heshti gjatë aksionit për shembjet, por tani betohet se gjërat do të ndryshojnë.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme. Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet. S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye” shkruan ajo.









