Sot në Kuvend pritet të bëhet diskutimi dhe miratimi i projektligjit për amnistinë.
Minstri i Drejtësisë, Toni Gogu, thotë se nga ky vendim do të lirohen menjëherë 466 persona ku mes tyre janë 11 gra dhe i mitur.
Sipas Gogut nga kjo amnisti penale do të përfitojnë ulje të dënimit 869 persona, mes tyre 8 gra dhe 8 të mitur.
Ndërsa për sa i përket çështjes së djeshme të kërcënimit ndaj deputetes së larguar nga PS Marjana Koçekut, Gogu theksoi se kjo i takon drejtësisë dhe se institucionet duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën.









