Kreu i PD-së, Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së larguar nga PS-ja ditë më parë, Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalësorja”.
Kryedemokrati hedh akuza të drejtpërdrejta mbi Edi Ramën si autor të këtyre kërcënimeve, duke nënvizuar se kreu i mazhorancës njeh vetëm “kodin e mafias dhe jo ligjin”.
“Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme. Kërcënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë absolutisht të dënueshme, tregon vetëm ligjin e mafies. Ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies”, shprehet Berisha.









