Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka shprehur mbështetjen për protestat që po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit që prej 31 majit 2026.
Në një deklaratë publike, sindikata i ka vlerësuar protestat si një shprehje të qytetarisë aktive dhe angazhimit demokratik, duke theksuar se një pjesë e anëtarëve të saj janë bërë pjesë e këtyre tubimeve.
Sindikata ka vlerësuar karakterin paqësor dhe jopartiak të protestave, të cilat sipas saj lidhen me mbrojtjen e zonave të mbrojtura natyrore, pasurive publike dhe kërkesën për konsultim më të gjerë të qytetarëve në vendimmarrje.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se kërkesat e protestuesve përputhen me parimet e transparencës, përgjegjësisë publike dhe standardet e hapësirës evropiane të arsimit të lartë.









