Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se do të largohet nga posti i kryeministrit si dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste.
Përpara këtij njoftimi, Starmer deklaroi se kishte trashëguar një parti që sipas tij ishte “politikisht, financiarisht dhe moralisht e falimentuar”.
Ai shtoi se gjatë drejtimit të tij kishte përballuar kritika të shumta, por theksoi se arriti të ndryshojë partinë duke “shkulur helmin e antisemitizmit”.
Starmer u shpreh gjithashtu se është punuar për “rivendosjen e besimit në ekonomi, mbrojtje dhe sigurinë kombëtare”.









