Deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump kanë ndezur debat dhe spekulime të reja mbi të ardhmen politike të kryeministrit britanik Keir Starmer, në një moment kur mediat në Mbretërinë e Bashkuar raportojnë për mundësi të ndryshimeve të afërta në drejtimin e qeverisë britanike.
Reagimi i Trump erdhi përmes rrjeteve sociale, duke u shoqëruar edhe me kritika ndaj politikave të qeverisë së Starmer.
“Keir Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Donald Trump në platformën Truth Social, duke mos ofruar asnjë provë apo detaj shtesë për këtë pretendim. Në të njëjtin postim, ai kritikoi edhe politikat e kryeministrit britanik, duke u fokusuar veçanërisht te emigracioni dhe energjia, të cilat i cilësoi si fusha ku, sipas tij, Starmer ka dështuar.









