-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pango në gjykatë: Nuk mbaj mend detaje, një pjesë e klubit ka qenë e zaptuar

Kryesoret

Ish-ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme, ku ka dëshmuar në kuadër të procesit gjyqësor të njohur si dosja “Partizani”.

Gjatë seancës, ai është pyetur lidhur me administrimin e klubit shumësportesh dhe proceset e privatizimit të aseteve në periudhën kur mbante detyrën ministrore, duke dhënë sqarime mbi kujtimet dhe dokumentacionin e asaj kohe.

“Thuhet që një pjesë e mirë e asaj që quhet klubi shumësportesh ka qenë e zaptuar. Kam ushtruar funksionin e ministrit nga marsi 2007-mars 2009. Daton 18 vjet përpara dhe është shumë e vështirë për të mbajtur mend nëse nuk ka ndonjë arsye të fortë për ta rikujtuar. Kisha mijëra dokumenta dhe nuk më kujtohen të gjitha detajet”, u shpreh Pango gjatë dëshmisë së tij.

Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO për çështjen Partizani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit