Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar lidhur me protestat masive antiqeveritare, që po mbahen tashmë prej 24 ditësh në Tiranë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë kabinetit të tij qeveritar.
Në postimin e tij Braçe shkruan se nuk ka nevojë te jetë ne një protestë me 7-8 axhenda-disa primitive e shume te rrezikshme për këtë vend.
Mes të tjerash Braçe thekson se është socialist dhe nuk bëhet i pavarur, duke e bërë të qartë se nuk do të dorëhiqet por do të respektojë 25 mijë qytetarë që e kanë votuar dhe besuar për këtë punë.
Postimi i Braçes
NUK DALE MENJANE!
DO VIJOJ TE BEJ DEPUTETIN, NUK DOREHIQEM!
3. DO VIJOJ TI RRI PERBALLE PARTISE SIME, DUKE THENE TE VERTETEN, DUKE KERKUAR LLOGARI, KRITIKUAR, DEBATUAR, KUNDERSHTUAR, PROPOZUAR, MIRATUAR ATY, SY ME SY E NGA CDO CEP I TERRITORIT QE MBULOJ SI DEPUTET; PRA NUK KAM NEVOJE PER PROTESTEN E NUK DUA KAPITAL POLITIK PREJ SAJ!
Nderkohe kam bere deputetin, bej deputetin e do vijoj te bej deputetin, jo vetem ne NJESINE 5
, por ne te gjithe Tiranen. Nuk ka sot njeri ne njesine time qe se di ke ka deputet. Nuk sot njeri ne Tirane qe te mos dije qe une jam deputet i ketij Qarku. Nuk gjen njeri te thote qe deputeti nuk me ka ardhur ne njesi, lagje, bllok, rruge, rrugice, shesh poshte pallatit, qe te thote deputeti nuk me eshte pergjigjur, nuk me ka perfaqesuar ne Kuvend per hallet e shqetesimet e mia apo lagjes. Pra kam bere punen, bej punen, do bej punen, nuk dorehiqem e do respektoj 25 mije njerezit qe votuan e me besuan kete pune.









