Deputeti demokrat, Belind Këlliçi me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar lidhur lidhur me sharjet e Kryeministrit Edi Rama ndaj popullit për shkak të organizimit të protestave masive kundra tij dhe gjithë qeverisë, me motën “Dorëheqje pa kompromis”.
Këlliçi në postimin e tij thekson se Edi Rama i thotë shumicës absolute të shoqërisë “Fuck You”.
Sipas Këlliçit Kryeministri Edi Rayma është ndoshta i vetmi udhëheqës që ka përdorur atë fyerje ndaj popullit të tij, siç e tha në “Financial Times”.
Postimi i Këlliçit
Edi Rama ndoshta është i vetmi udhëheqës që ka përdorur atë fyerje ndaj popullit të tij, siç e tha në “Financial Times”.
Edhe sunduesit brutalë e diktatorët xhelatë kanë qënë më të kujdesshëm e diplomatë dhe asnjëherë nuk i kanë thënë popullit të tyre: “Fuck You”.
Lëshimi i gjuhës në këtë mënyrë, është tregues i gjendjes së rënduar mendore të një Kryeministri që ka prekur fundin, ndërkohë që e dinte veten të praprekshëm dhe deklaronte se do të rrinte gjithë jetën në pushtet.
Edhe nëse nuk janë në shesh me ato qindra mijë protestues, shqiptarët janë në solidaritet të plotë me ta.
Kur të mos ketë më pushtetin si koracë mbrojtëse e imunitet, drejtësie do t’i nxjerrë fije për pe gjithë implikimet e tij.
Qytetarët e kanë provuar në lëkurë në 13 vite se ai është kumbari i çdo zullumi, padrejtësie e arbitrariteti në vend.
Ka më shumë se 3 javë që njerëzit janë ngritur masivisht, e kanë vrarë frikën, kanë pushtuar sheshet dhe i kanë dhënë fund një sundimi dhe një sunduesi të korruptuar e të lidhur me krimin.









