-sidi education-spot_img
30.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Igballe Huduti foto me ish-presidentin e Iranit, Rama: Ajo predikon urrejtje

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por me përfituesit. Kryeministri ka ndarë dy foto teksa shkruan se njëra prej tyre kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë të cilin e cilësoi si kasapin e regjimit të Teheranit. Ai shtoi se përsoni tjetër në foto është kryeshërbëtore e ajatollahëve. Në foto ka postuar Igballe Hudutin nga Kosova që erdhi per te protestuar ne Tirane.

“Mos u merr me protestuesit…  Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër. Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit