Turqia po përgatitet të presë udhëheqësit e NATO-s në një samit në kryeqytetin Ankara më 7-8 korrik.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara nga respekti për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Trump e përshkroi Turqinë si një fuqi të madhe ushtarake brenda NATO-s dhe tha se aftësitë e saj shpesh nënvlerësohen.
“Nëse samiti nuk do të zhvillohej në Turqi, nuk mendoj se do të kisha shkuar atje. Po shkoj nga respekti për presidentin Erdogan”.
Trump tha gjithashtu se ka të ngjarë të ndërmarrë një hap që do ta bënte Turqinë “shumë të lumtur” kur u pyet për kërkesën e Ankarasë për avionë luftarakë dhe motorë reaktivë F-35.
“Shikoni, ai është (Presidenti Rexhep Tajip Erdogan) anëtar i NATO-s… Ai është një anëtar i fortë i NATO-s. Po, ndoshta do të bëj diçka që do ta bëj shumë të lumtur”, shtoi presidenti amerikan.









