Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e mërkurë me 1 korrik në orën 18:00 do të konstituohet Këshilli Kombëtar, si pjesë e procesit të nisur me 30 maj për ripërtëritjen e partisë.
Siç thuhet edhe në njoftim, Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë Kryesinë e re, ndërkohë tashmë kryetari i ri është rikonfirmuar që në ditën e parë të zgjedhjeve, Sali Berisha.
Njoftimi
“Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite:
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
2-Zgjedhja e Kryesisë së PD
3-Të tjera”.









