-sidi education-spot_img
23.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje mes protestuesve dhe rojeve, studentët kërkojnë rikthimin e banderolës

Kryesoret

Një moment tensioni është shënuar gjatë protestës së 30-të kundër qeverisë, pasi banderola e vendosur nga studentët në fasadën e Universitetit Politeknik u hoq pak çaste pas shpalosjes.

Në banderolën gjigante ishte shkruar mesazhi “Ju erdhi fundi”, ndërsa sipas protestuesve, ajo u hoq nga punonjësit e sigurisë së godinës. Ata pretendojnë gjithashtu se studentët u mbajtën brenda ambienteve të universitetit.

Pas këtij zhvillimi, protestuesit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe marshuan drejt Universitetit Politeknik, ku u bashkuan me studentët.

Situata u tensionua për disa minuta, pasi pati përplasje mes një pjese të protestuesve dhe punonjësve të sigurisë, ndërsa protestuesit kërkonin rikthimin e banderolës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit