Eurodeputetja gjermane Tineke Strik iu drejtua protestuesve të mbledhur në Tiranë, ku shprehu mbështetjen e saj për qytetarët shqiptarë dhe kërkesat e tyre.
Në fjalën e mbajtur gjatë tubimit, ajo theksoi rëndësinë e demokracisë, lirisë së shprehjes dhe angazhimit qytetar, duke garantuar se zëri i protestuesve do të përcillet edhe në institucionet e Bashkimit Evropian.
“Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do të dëgjohet edhe në Bruksel. Do të luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci. Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur”, u shpreh eurodeputetja Tineke Strik.









