Kualifikimi i Meksikës në raundin e 16-tave të Kupës së Botës pas një fitoreje 2-0 ndaj Ekuadorit, mblodhi 1 milion tifozë në rrugë për të festuar suksesin e madh të ekipit të Javier Aguirre.
Festimet kulmuan në Mexico City, ku sipas mediave lokale, gati një milion njerëz u mblodhën për të festuar rikthimin e ekipit kombëtar në fazat eliminatore të Kupës së Botës.
Megjithatë, festimet u eklipsuan nga një incident tragjik. Sipas ESPN, dy persona humbën jetën në zonën Paseo de la Reforma, ndërsa Bordi Shëndetësor i Qytetit të Meksikos konfirmoi humbjet.
Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth rrethanave në të cilat ndodhën dy vdekjet, ndërsa autoritetet kompetente vazhdojnë hetimet e tyre.
🚨🇲🇽 Another tragedy during Mexico’s World Cup celebrations.
Three people died from suffocation after more than 1 million fans packed the streets around Mexico City’s Angel of Independence following Mexico’s victory over Ecuador.#MexicoDaVergüenza #mexico #sstvi #WorldCup https://t.co/QzZvYxnwPb pic.twitter.com/6WqBnnMvbk
— GlobeUpdate (@Globupdate) July 1, 2026









