-sidi education-spot_img
32.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi në PPE: Shqipëria ka arritur në një moment kritik

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Vjenë, ku u ka bërë thirrje anëtarëve të mbështesin Rezolutën Emergjente për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj, ajo e cilësoi situatën në vend si shqetësuese dhe kërkoi mbështetjen e PPE-së për, sipas saj, mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

“Shqipëria ka arritur në një moment kritik. Rrëshqitja demokratike, kapja e shtetit, korrupsioni dhe shkrirja e plotë e kufirit ndarës mes shtetit dhe partisë kanë detyruar dhjetëra mijëra qytetarë të dalin në protesta paqësore. Kjo rezolutë bën thirrje për dialog politik gjithëpërfshirës dhe për zgjidhje transitore, përfshirë një qeveri kujdestare ose teknike, me qëllim rivendosjen e besimit dhe garantimin e zgjedhjeve vërtet të lira dhe konkurruese. Ju ftoj të gjithëve ta mbështesni këtë Rezolutë Emergjente”, u shpreh Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit