Nis me incidente protesta përpara Parlamentit. E dyta brenda tre ditësh. Në fillim të saj janë shoqëruar pesë protestues, mes tyre Gent Progni.
Forca të shumta kanë rrethuar Parlamentin. Protestuesit kanë hedhur vezë dhe miell në drejtim të makinave të deputetëve dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.









