Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm vijon përplasja përpara Parlamentit. Brenda janë vetëm socialistët që po diskutojnë, pasi demokratët u tërhoqën duke bojkotuar. Jashtë ka momente të forta tensioni dhe përplasje.
Tre efektivë janë të plagosur, disa të shoqëruar pas çarjes së gardhit metalit para Kuvendit. Deputetët u goditën me vezë, policia u përgjigj me spray lotsjellës. Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të marshonin drejt Komisariateve nr. 1 dhe nr. 4 në Tiranë, ku po mbaheshin të shoqëruar protestuesit e arrestuar.
“Qytetarë, të shkojmë të gjithë te Komisariatet nr. 1 dhe 4 për të liruar çunat tanë”, u dëgjua në megafon nga një prej aktivistëve.
Detajet e fundit/ Kush ishte deputeti që provokoi protestuesit para Parlamentit?
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka nxjerrë video të protestuesve të gjakosur, ndërsa Taulant Balla të policëve të plagosur.
“Bjeri, bjeri”- Videoja e re brenda lokalit përballë Parlamentit, si ndodhi rrahja masive?









