-sidi education-spot_img
20.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës‘- AP: Policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës!

Kryesoret

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” ka bërë jehonë ngjarjen mbi protestën e fundit në Tiranë, atë të zhvilluar para Parlamenti ku policia përdori dhunë ndaj qytetarëve të cilët kundërshtojnë qeverinë.

“Protestat, të cilat organizatorët i kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, nisën fillimisht si kundërshtim ndaj projektit të zhvillimit turistik në Lagunën e Nartës, për shkak të shqetësimeve mjedisore. Me kalimin e javëve, ato janë shndërruar në protesta më të gjera politike kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama”, shkruan AP.

Sipas AP policia përdori gaz lotsjellës, spraj piper dhe autobot uji për të shpërndarë turmën, pasi protestuesit hodhën gurë, vezë, shishe plastike dhe sende të tjera ndaj efektivëve.

Nga ana tjetër, AP shkruan se qeveria shqiptare e ka mbrojtur projektin, duke argumentuar se zhvillimi në Lagunën e Nartës do të jetë transformues për ekonominë e vendit, në përpjekjet për të tërhequr turizmin elitar dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit