Fluksi i lartë i automjeteve ka shkaktuar trafik të rënduar në aksin Tiranë–Elbasan edhe këtë fundjavë.
Lëvizja e qytetarëve drejt destinacioneve turistike është shtuar për shkak të temperaturave të larta, ndërsa shumë drejtues mjetesh po zgjedhin autostradën Tiranë–Elbasan si alternativë për të shmangur punimet në autostradën Tiranë–Durrës.
Si pasojë, në disa segmente janë krijuar kolona automjetesh dhe qarkullimi po zhvillohet me ritme të ngadalta.









