Marius Dervishi, i njohur gjerësisht në publik si “Zebërvoki”, ka njoftuar vendimin për t’u larguar nga radhët e Policisë së Shtetit.
Ai bëri të ditur se ditën e hënë do të dorëzojë zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, duke i dhënë fund karrierës së tij si efektiv policie.
Në story-n e tij në Instagram, Dervishi shprehet mjaft kritik ndaj klimës së krijuar në opinionin publik ndaj uniformave blu.

Reagimi i plotë:
“Ne jemi ‘POLICIA QË NUK DUAM’, dhe për këtë arsye, nga e hëna unë dorëzoj kërkesën për dorëheqje nga puna.
Jo sepse janë policët e këqinj, jo se nuk e dua më punën time, por thjesht sepse nuk dua të jap më asnjë lloj kontributi për asgjë.
Policat gjithmonë kriminalë, policat gjithmonë dhunues, policat patronazhistë – çfarëdo epiteti që na keni vendosur. Media kundër, populli kundër, e në fakt ne që jemi viktima po na nxirrni si autorë. Unë nuk e kapërdij dot këtë lloj fushate ku në çdo gjë fajin e ka POLICIA.
Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e ‘braktis’, i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj.
Po mos harroni një gjë: ‘Çka nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart.









