Mëngjesin e kësaj të shtune një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” pranë doganës së Morinit.
Dyshohet se janë përplasur 7 makina me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë lënë të plagosur 7 persona, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Sipas burimeve raportohet se shtatë të lënduar janë dërguar menjëherë me autoambulanca për marrjen e ndihmës mjekësore në spitalin rajonal të Prizrenit.









