I ati dhe vëllai iu arrestuan gjatë protestës, e bija e Frrok Bardhit mori fjalën në tubim duke deklaruar se ndodhet në shesh jo për të nxitur urrejtje por për të kërkuar drejtësi për familjarët e saj dhe për të tjerët që mbahen në qeli.
“Babi dhe vëllai u dhunuan gjatë protestës. Jam krenare për ata të dy. Si bijë kjo më dhemb. Nuk jam këtu për urrejtje, por për të kërkuar drejtësi. Askush nuk duhet të dhunohet se merr pjesë në një protestë. Ju bëj thirrje të ngremë zërin me dinjitet, qetësi e guxim. Drejtësia është e drejtë e çdo qytetari“, tha ajo.
Protesta e 35-të, Dritan Goxhaj: SHBA, mike e popullit shqiptar!









