-sidi education-spot_img
24.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Portugali–Spanjë, duel vendimtar për çerekfinalet e Kupës së Botës

Kryesoret

Portugalia dhe Spanja përballen mbrëmjen e kësaj të hëne në një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së 1/8-ave të Kupës së Botës, me objektivin për një vend në çerekfinale.

Portugalia vjen pas fitores 2-1 ndaj Kroacisë, ku Gonçalo Ramos vendosi kualifikimin në minutat shtesë, ndërsa skuadra e Roberto Martinez ka treguar formë të mirë dhe stabilitet në mbrojtje. Vëmendja mbetet te Kristiano Ronaldo, i cili mund të luajë një nga ndeshjet e tij të fundit në Botëror në rast eliminimi.

Spanja, nga ana tjetër, vjen pas një fitoreje 3-0 ndaj Austrisë dhe ka treguar forcë të madhe në mbrojtje dhe kontroll loje, duke mbetur një nga ekipet më të qëndrueshme të turneut nën drejtimin e Luis de la Fuente.

Sfida pritet të jetë e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Botës dhe të sigurojnë një vend mes tetë më të mirëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit