Protestat në Shqipëri po marrin gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa tubimet e nisura fillimisht për mbrojtjen e një zone natyrore në jug të vendit janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë me kërkesa politike ndaj qeverisë.
“Demonstratat, të cilat fillimisht kundërshtonin ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, kanë marrë një karakter politik. Në tubimet e përnatshme dëgjohen thirrje si ‘Shqipëria e Re’ dhe ‘Edi Rama, dorëheqje’, ndërsa pakënaqësia ndaj korrupsionit është kthyer në një nga kërkesat kryesore të protestuesve”, thuhet në artikullin e Al Jazeera.
“Media bën gjithashtu një pasqyrim të protestës së 4 korrikut, duke e cilësuar atë si më të madhën që nga fillimi i lëvizjes. Të shtunën në mbrëmje, mijëra persona morën pjesë në protestën më të madhe që nga fillimi i lëvizjes, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.”
“Më tej në shkrim theksohet se pakënaqësia është ushqyer edhe nga zhvillime të mëparshme politike, përfshirë përplasje të dhunshme gjatë protestave ku kërkohej dorëheqja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga detyra, ndërsa protestuesit vijojnë të shprehin mosbesim të lartë ndaj qeverisë.”









