Vala e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të qershorit ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve, kryesisht te personat e moshuar.
Sipas të dhënave paraprake, në Francë, Belgjikë dhe Holandë janë regjistruar mbi 3.700 vdekje më shumë se niveli i zakonshëm gjatë kësaj periudhe.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se bilanci mund të ndryshojë, pasi vlerësimet janë ende paraprake.
/5pyetjet.al









