Protesta qytetare para godinës së Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e 38-të. Qytetarë nga Tirana, rrethet dhe diaspora janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar marshimin dhe protestën kundër qeverisë.
Lëvizja, e cila nisi si reagim ndaj projektit në Zvërnec, është zgjeruar në një protestë me kërkesa më të gjera politike. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik në vend.
Edhe sot pritet që qytetarët të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin e tyre.









