Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur tonet në deklaratat e tij ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e vlerësuar atë si një partnere të mirë, por duke mbajtur qëndrimin kritik për disa vendime të qeverisë italiane lidhur me çështjet e Lindjes së Mesme.
Deklaratat e Trump u bënë në Ankara, përpara samitit të NATO-s, pas ditëve të tensioneve publike mes dy liderëve.
“Ajo është një person shumë i mirë. E dua shumë dhe kam respekt për të, por mendoj se bëri një gabim. Ajo thjesht nuk ishte aty për ne në atë moment dhe kjo nuk më pëlqeu. Megjithatë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe e konsideroj një person të rëndësishëm.”









