Një automjet tip Mercedes-Benz C-Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec.
Mjeti ka marrë zjarr gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi ka arritur të dalë në kohë pa pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e MZSH Pogradec, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.









