Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Qarkut Shkodër për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra gjatë ushtrimit të detyrës.
Në reagimin e saj, shoqata bëri të ditur se e ka ndjekur me vëmendje këtë proces dhe e konsideron vendimmarrjen një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të procedurave për njohjen e këtij statusi.
Sipas Shoqatës së Gjyqtarëve, vlerësimi i figurës së Kalanë lidhet me faktin se ai humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa u është drejtuar institucioneve përgjegjëse që të vijojnë hapat e nevojshëm për finalizimin e plotë të procesit.









