-sidi education-spot_img
20.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U ndaluan të hyjnë në Shqipëri/ Deputeti i VLEN: Kërkojmë transparencë e sqarim nga institucionet!

Kryesoret

Deputeti shqiptar dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku në Maqedoninë e Veriut, me anë të një postimi të gjatë në faqen e tij sociale në facebook, ka reaguar lidhur me ndalimin e tij dhe disa zyrtarëve të tjerët të kësaj force politike, këtë të mërkurë në doganën e Qafë-Thanës për të hyrë në Shqipëri.

Në postimin e tij Qoku shkruan se autoritetet shqiptare na lanë të prisnim për më shumë se një orë, pa na dhënë asnjë sqarim, duke thënë se më pas na lejuan të vazhdonim rrugën, por i refuzuan hyrjen njërit prej shoqëruesve tanë që ndodhej në makinën e dytë pas nesh.

Në shkrimin e tij Qoku kërkon që institucionet shqiptare ta sqarojnë sa më parë këtë rast, ndërsa shton se transparenca nuk është vetëm detyrim institucional, por edhe kusht për ruajtjen e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, si edhe mes vetë shqiptarëve.

VLEN: Kërkojmë përgjigje për ndalimin pa shpjegim të tre zyrtarëve tanë!

 

Postimi i Qokut

Situatë absurde në pikën kufitare të Qafëthanës.

Tre zyrtarë shtetërorë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, dy deputetë dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, u përballëm me një situatë të pashpjegueshme në hyrje të Republikës së Shqipërisë. Që të tre shqiptarë tej kufirit. Një kalim rutinë, u shdërrua në dramë absurdi.

Autoritetet shqiptare na lanë të prisnim për më shumë se një orë, pa na dhënë asnjë sqarim. Më pas na lejuan të vazhdonim rrugën, por i refuzuan hyrjen njërit prej shoqëruesve tanë që ndodhej në makinën e dytë pas nesh.

Të revoltuar nga kjo mënyrë veprimi, vendosëm të kthehemi në Maqedoninë e Veriut. Në kabinën ku dorëzuam pasaportat, polici shqiptar i palës maqedonase na njoftoi se, sipas konfirmimit të kolegut të tij nga pala shqiptare ku rrinë në të njëjtën kabinë, refuzimi i hyrjes vlente edhe për ne të tre. Po pse na lejuan kalimin, mbetet enigmë.
Deri në këtë moment nuk kemi marrë asnjë vendim apo njoftim zyrtar që shpjegon arsyet e këtij veprimi. Për këtë arsye, nuk mund të bëjmë më shumë sesa të shtrojmë pyetje dhe të kërkojmë transparencë nga autoritetet shqiptare.

Nëse arsyeja lidhet me faktin se kam mbështetur publikisht protestat e fundit në Shqipëri, atëherë kjo do të ishte thellësisht shqetësuese. Ndëshkimi i qytetarëve për shprehjen e mendimit apo për mbështetjen paqësore të protestave nuk është në përputhje me standardet e një shteti demokratik dhe me liritë themelore të garantuara në çdo shoqëri demokratike. Nuk mund ta kuptoj këtë logjikë kur dihet që disa eurodeputetë kanë marrë pjesë fizikisht në protestat aktuale në Tiranë.

Po aq e vështirë është të kuptohet se si shteti shqiptar, nga njëra anë, ka nderuar figura si Goran Bregoviq, ka organizuar aktivitete me institucione kulturore nga Serbia dhe kryeministri i Shqipërisë i ka kushtuar një letër publike admirimi Sinisha Mihajlloviqit, ndërsa, nga ana tjetër, krijon një situatë ku shqiptarëve jashtë kufijve të saj u refuzohet hyrja pa asnjë shpjegim zyrtar.

Shpresoj që institucionet shqiptare ta sqarojnë sa më parë këtë rast. Transparenca nuk është vetë\m detyrim institucional, por edhe kusht për ruajtjen e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, si edhe mes vetë shqiptarëve.

Nëse vëertetë do të rezultonte se qytetarët ndëshkohen për mbështetjen e protestave paqësore, atëherë Shqipëria do të rreshtohej pranë vendeve ku liria e shprehjes shtypen sistematikisht, një praktikë që raportet ndërkombëtare e lidhin me regjime autoritare, si Koreja e Veriut, Eritrea, Turkmenistani, Bjellorusia, Rusia, Irani, Afganistani nën talebanët apo Mianmari.

Shqipërinë e duam sepse e kemi amanet nga brezat, edhe fëmijët tanë do ta duan. Por Shqipërinë e drejtë, demokratike, evropiane, jo pushtetin që vihet në funksion të autokracisë e të përçarjes së shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit