Me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, Franca mposhti Marokun 2-0 në Boston dhe u kualifikua për në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Kupës së Botës.
Dy superyjet Mbappe (60′) dhe Dembele (66′) nënshkruan fitoren për “trikolorët” që po përgatiten për gjysmëfinalen e madhe me Spanjën ose Belgjikën të martën në mbrëmje (14/07, ora 21:00) në Los Angeles.









