SHQIPËRIA NUK ËSHTË PRONË E QEVERISË !!!!!!
Ka çaste në historinë e një kombi kur heshtja nuk është më maturi, por dorëzim.
Shqipëria po jeton një prej atyre momenteve më të rënda historike. Nuk është thjesht një krizë ekonomike apo politike. Është një krizë besimi, një krizë morali publik dhe një krizë e marrëdhënies mes shtetit dhe qytetarit dhe në fund një krizë identiteti kombëtar.
Kur qindra mijëra qytetarë ndihen të detyruar të dalin në protesta për një çështje që e përjetojnë si dhimbje kombëtare, detyra e parë e një kryeministri është të dëgjojë, të reflektojë dhe të japë llogari.
Në një demokraci, protesta nuk është armik i shtetit, por ajo është një nga format më legjitime të shprehjes së vullnetit qytetar. Për shumë qytetarë, reagimet ironike apo përçmuese ndaj protestuesve perceptohen si mungesë respekti për shqetësimet e tyre dhe si një distancim i rrezikshëm nga realiteti që ata përjetojnë.
Një qeveri nuk është pronare e shtetit. Ajo është administratore e përkohshme e pasurive publike dhe e taksave të qytetarëve. Çdo lekë i mbledhur nga taksapaguesit duhet të trajtohet me përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie, jo si një fond politik apo privat, që përdoret sipas interesit të radhës. Çdo metër katror tokë publike, çdo kilometër bregdet, çdo burim natyror, çdo aset strategjik është pronë e popullit shqiptar dhe jo e qeverisë së ditës.
Pikërisht për këtë arsye, prej vitesh kanë lindur debate të forta për mënyrën se si janë përdorur instrumente si ligji për investimet strategjike, paketa e maleve, PPP-ve etj. Kritikët argumentojnë se ai ka krijuar trajtime preferenciale dhe ka ngritur pikëpyetje mbi barazinë në konkurrencë dhe mbrojtjen e interesit publik dhe interesit kombëtar. Po kështu, nismat për zhvillimin e zonave malore kanë nxitur shqetësime se, pa garanci të forta transparence dhe kontrolli, mund të ndikojnë në mënyrën se si administrohen pasuritë natyrore dhe tokat me vlerë të lartë.
Në të njëjtën kohë, vendi po përballet me PLAGËN dhe DRAMËN më të madhe të tre dekadave të fundit:
SHPOPULLIMIN E QËLLIMSHËM.
Çdo ditë largohen të rinj, profesionistë, familje të tëra. Mbyllen shkolla, mbyllen spitale boshatisen fshatra dhe qytete, ndërsa shumë prindër e shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre jashtë Shqipërisë. Kjo nuk është vetëm statistikë, kjo TRAGJEDI ËSHTË ALARM KOMBËTAR.
Ndërkohë, debati për politikat që synojnë tërheqjen e shtetasve të huaj ka ngritur pyetje legjitime në opinionin publik. Shqipëria duhet të jetë një vend mikpritës dhe i hapur, por përgjegjësia e parë e çdo qeverie është të krijojë kushtet që shqiptarët të mos ndihen të detyruar të largohen. Suksesi nuk matet me numrin e njerëzve që vijnë nga jashtë dhe punësohen në vendin tonë, nëse një pjesë e madhe e qytetarëve të vet nuk gjejnë arsye për të qëndruar dhe detyrohen me strategji të lënë trojet etnike dhe amanetin e të parëve.
Një shtet demokratik nuk ndërtohet mbi propagandë, mbi centralizimin e vendimmarrjes apo mbi bindjen se çdo kritikë është sulm politik. Ai ndërtohet mbi institucione të forta, mbi kontroll dhe balancë, mbi drejtësi të barabartë dhe mbi respekt për qytetarin.
Shqipëria nuk ka nevojë për një pushtet që kërkon duartrokitje. Ka nevojë për një qeverisje që pranon kritikat, mbron interesin KOMBËTAR, mbron interesin publik dhe e kupton se sovrani i vetëm në këtë vend është populli shqiptar.
Pasuritë kombëtare nuk janë trashëgimi e një mandati qeverisës. Ato janë amaneti i brezave, që kanë derdhur gjak për ti mbajtur ato. Taksat nuk janë para të qeverisë, por janë mundi i qytetarëve shqiptar. Protesta nuk është armik i qeverisë, por është zëri i demokracisë. Dhe pushteti nuk është privilegj i përhershëm, është një përgjegjësi që buron nga besimi i qytetarëve dhe që mund të humbet kur ai besim tradhtohet.
Një komb nuk rrënohet vetëm kur humbet territor. Ai rrënohet edhe kur humbet njerëzit, besimin, shpresën dhe bindjen se shteti punon për ta. Pikërisht këtë duhet ta ndalojmë, përpara se kostoja të bëhet e pakthyeshme.
Historia nuk do të kujtojë ata që heshtën përballë padrejtësisë.
Por historia nuk do të kujtoj!!!!
AS ATA QË PËR INTERESA TË PUNËS, APO TË MOMENTIT, PRANUAN PADREJTËSINË, POR HISTORIA DO TË KUJTOJ, ATA QË PATËN GUXIMIN TË FLASIN KUNDËR PADREJTËSISË!!!!!!.
Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo nuk trashëgohet, nuk privatizohet dhe nuk qeveriset sipas interesave të një grushti njerëzish. Ajo u përket të gjithë shqiptarëve, atyre që jetojnë këtu, atyre që janë detyruar të largohen dhe brezave që do të vijnë përsëri.
Sot nuk është më çështje partie politike. Është çështje e ekzistencës së një kombi. Është çështje dinjiteti. Është çështje e së ardhmes sonë.
Sepse kur një qeveri fillon ta shohë shtetin si pronën e saj, pasuritë publike si plaçkë për t’u ndarë, taksat e qytetarëve si buxhet politik dhe zërin e popullit si bezdi, atëherë nuk është më vetëm opozita që duhet të reagojë, por është detyrim i çdo qytetari që beson te demokracia dhe Shqipëria.
Shqipëria do të mbetet e shqiptarëve. Asnjë pushtet nuk është më i madh se vullneti i një populli dhe një KOMBI TË LIRË.
Dhe historia ka treguar se, herët a vonë, populli gjithmonë fiton.
KOHA ËSHTË GJYKATËSI MË I MIRË, DHE DO VIJ ORA QË DO TË FLASI VETË.🇦🇱🇺🇸🙏









