Ka nisur protesta e 42 në Tiranë. Qytetarët janë organizuar në sheshin “Skënderbej”, dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
“Ramës nuk i interesojnë banorët e këtij vendi. Atdheu është gjithçka që kemi dhe nuk kemi pse të emigrojmë. Rama e shikon Shqipërinë si një telajo për të realizuar endrrat e tij. E kam votuar tre herë Edi Ramën, por jam zhgënjyer”, tha qytetarja.
Ndërkohë një pensionit tjetër në një pronocim për mediat tha se Rama e ka kthyer arkën e shtetit në bankë personale, sipas tij Kryeministri i ndan paratë si ti teket ati.
“Padroni e ka bërë arkën e shtetit si bankë personale. Adminstratën e ka vendosur në censurë”, tha një pensionist tjetër.