Kryeministri Edi Rama vetëm pak ora para fillimit të koncertit është takuar me reperin amerikan Kanye West, në godinën e qeverisë.
Koncerti do të zhvilohet në stadiumin e ri “Eagle Stadium” në Kashar në Tiranë, teksa qindra qytetarë që në orën 18:00 janë futur brenda studiumit dhe presin orën 20:00 për të shijuar këtë performancë.
Ndërkohë lidhur me kët koncert janë shfaqur polemika të shumta dhe kritka të ashpra ndaj qeverisë pasi kjo e fundit përmes një akti normativ ka akorduar një fond prej 4 milionë eurosh nga paratë publike për koncertin e kësaj mbrëmjeje.
Ndërsa mijëra qytetarë, analist dhe akademik me tone të ashpra kundra qeverisë shprehen se këto para duhet të shkonin për investimet në arsim, shëndetësi dhe mbështje sociale dhe jo për skena të tilla që përveç sa i marrin, nuk i japin asgjë Shqipërisë.









