Ish-ministri i Financave në qeverinë e Fatos Nanos, Arben Malaj, me anë të një postimi të gjatë në rrjetin e tij facebook ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit me vendimin e qeverisë ka financuar koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë, në vlerën prej 4 milonë eurosh.
Në postimin e tij Malaj nuk i ka kursyer asa ironitë ndaj Ramës, duke u shprehur se Kryeministri jeton në kullën e fildishtë të arrogancës dhe të urrejtjes ndaj popullit të vetë
Postimi i Malajt
Fama globale??? Nuk jemi ne epokën e gurit.Ndoshta të mbretërve kryeministrorë, po.
Jemi në periudhën e Inteligjencës Artificiale,
ku në milionat e sekondës; dhe
me shume pak lekë
mund të arrish
çdo cep të botës dhe çdo individ të botës globale
për mirë apo për keq.
Ti jeton në “Kopshtin e Edenit” si faraonët e mijëra shekujve më parë.
Ti jeton në kullën e fildishtë të arrogancës dhe të urrejtjes ndaj popullit tënd.
Jemi vendi i fundit në Evropë në testimin PISA.
Pra, të fundit për cilësinë e arsimit.
Jemi të parët për koston e lartë të pagesës nga xhepi të faturave shëndetësore, me rreth 65% të shumës së çmimeve të ilaçeve.
Jemi të fundit për sigurimin e ujit të pijshëm në qytete dhe fshatra.
Jemi të parët në pamundësinë e blerjes së shtëpisë së parë.
Sepse ti ndoqe modelin: Shqipëria sa më e shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër.
Jemi të fundit në garantimin dhe gëzimin e pronës private.
Jemi të parët,
të ndëshkuar nga drejtësia e mohuar
Jemi të fundit jo vetëm në Evropë, ku :
(i) drejtësia vonohet deri
në 21 vite dhe
(ii) stoku dosjeve të pa
shqyrtuara janë rreth
200 mijë.
Para pak ditëve rezultuam të parët ne Evrope ku të rinjtë dëshirojnë të braktisin vendin e tyre.
Përqindja ishte
(i) tronditëse,
(ii) shpirtëtisht
dërmuese
((iii) ekonomikisht
vrastare
për ekzistencën tone në të ardhmen, jo shumê të largêt.
Janë mbi 67% e të rinjve që duan ta braktisin vendin e tyre.
Jemi në shekullin e 21,
në shekullin ku
fama nuk blihet,
po fitohet.
Më shumë “famë” Shqipëria ka marrë nga “flamingot” sesa nga një këngëtar ;
(i) 400 milion $ pasuri
((ii) bipolar,
(iii) urrejtjenxitës dhe
(Iv) kontravers.
Të cilin e braktisën kompanite më të mëdha sponsorizuese si Adidas për nxitjen e antisemitizmit dhe lartësimin e Hitlerit.
Po pse nuk promovohet Shqipëria nëpërmjet Dua Lipës dhe talenteve të tjera me famë botërore nga trojet shqiptare?
Ti nuk financove këngëtarin,
Ti financove organizatorët.
Babëzia jote për pushtet, deri kriminale, nuk ka kufi:
(i) etik,
(ii) moral,
(iii) shoqëror,
(iv) Pergjegjesi buxhetore
(v) papërgjegjshmëri politike
Koha është gjykatësi më i madh!
Kujdes nga mallkimi me shpirt i njerëzve të varfër të vendit tonë.









