-sidi education-spot_img
32.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Review-t negative për bizneset, Braçe: Krim! Po goditet ekonomia!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit kërkon hetim për vlerësimet negative (Review) për bizneset duke e cilësuar si një sulm të koordinuar. Ai tha se po tentohet të goditet ekonomia shqiptare.

“Na duhet një institucion që të mbrojë hapësirën online. Ta mbrojë nga keqinformimi, dezinformimi, nga dhuna dhe, natyrisht, nga sulmet që po zhvillohen aty.

Ajo që po ndodh në këtë hapësirë, për të cilën po flasim prej ditësh, është krim. Është krim në kushtet e një boshllëku të qartë ligjor dhe institucional.

Të sulmosh në mënyrën se si është sulmuar ekonomia shqiptare dhe dega më e rëndësishme e saj, ku 49% e ekonomisë përbëhet nga shërbimet, është një krim me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

Nuk synohet thjesht t’i prishet puna një biznesi apo një personi, por po tentohet të goditet dega më e rëndësishme e ekonomisë së këtij vendi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit