Deputeti i Partisë Demoktratike, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar jo vetëm për bojkotin të seancës së djeshme të Kuvendit nga PD por edhe për dy reformat, atë të zgjedhores dhe territoriales të udhëhequr nga dy bashkëkryetarët Oerd Bylykbashi (PD) dhe Damian Gjiknuri (PS).
Në postimin e tij Salianji shkruan se deputetët e grupit parlamentar të PD kanë qenë kundër bojkotit të fundit të seancës parlamentare, dhe se ata kanë kërkuar përballje politike me Edi Ramën në Kuvend, sipas tij BerIsha nuk i lejon të marrin pjesë pasi mbron marrëveshjen me Edi Ramën.
Ndër të tjersa Salianji në shkrimin e tij thekson nëse do të kishte vullnet për opozitë deputetët demokratë duhet të ishin në sallë për të përballur me qeverinë aktuale.
Postimi i Salianjit
Bojkoti i seancës plenare për shkak të frikës së vezëve është ironia më e madhe e 14 viteve të dergjes së demokratëve në opozitë.
Kundër bojkotit kanë qenë deputetët e grupit parlamentar, të cilët kanë kërkuar përballje politike me Edi Ramën në Kuvend. Megjithatë, Sali Berisha nuk i lejon të marrin pjesë, duke u fshehur pas justifikimit të frikës nga protestuesit dhe vezët, ndërsa në të vërtetë po mbron marrëveshjen e tij me Edi Ramën.
Nëse do të kishte vullnet për opozitë, deputetët do të ishin në sallë për tu përballur me qeverinë. Frika e vërtetë është nga kërkesa gjithnjë e më e fortë e qytetarëve që Sali Berisha të largohet, pasi është shndërruar në patericën politike që e mban Edi Ramën në pushtet. Nën trysnine qytetare te presionit per largim Berisha po ben marreveshjet e reja me Ramen.
Pazari i parë është reforma zgjedhore. Sali Berisha nuk ka paraqitur asnjë propozim serioz për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Nuk kërkon lista 100% të hapura, nuk kërkon sistem proporcional kombëtar dhe nuk mbron të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur drejtpërdrejt deputetët. Po braktis një nga kerkesat kryesore të protestuesve dhe po hesht edhe për propozimet e paraqitura nga Forumi për Dialog mes partive opozitare.
Pazari i dytë është reforma territoriale. Vetëm një javë para përfundimit të afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, Sali Berisha nuk ka paraqitur asnjë alternativë për mënyrën se si opozita mendon se duhet të organizohet ndarja e re administrative e vendit. Pas turit të përbashkët me Edi Ramën në çdo qendër qarku, ku kontribuoi në përqendrimin e përfaqësimit politik në pak duar, tani po ia dorëzon në heshtje edhe reformën territoriale, pa debat, pa transparencë dhe pa asnjë vizion alternativ për Shqipërinë. Berisha gjasme bojkoton Rama e kalon sipas qejfit reformen territoriale.









